Sherden i hapur me të brendshme qengji dhe perime

28 Maj 2026, 09:57 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sherden i hapur me të brendshme qengji dhe perime

Përbërësit:

3 qepë
1 karrotë
1 degë selino
1 lgj gjalpë
2 lugë supe oriz
1/2 tufë majdanoz
300 gr të brendshme qengji
Pëlhurë qengji
2 vezë
4-5 lugë kos
2 thelpinj hudhër
2 gjethe dafine
Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Kaurdisim qepët e prera imët së bashku me karrotën dhe selinonë e grirë në rende. Ndërsa të brendshmet (mushkëritë, zemra, veshkat) të prera në copa të vogla i vendosim të ziejnë. Pasi të zbuten pak, shtojmë mëlçitë e prera në kubikë të vegjël, dafinën dhe së bashku i lëmë të ziejnë edhe 5 minuta. Ndërkohë orizin e kemi zier në ujë me kripë për 10 minuta. E shpëlajmë orizin dhe e shtojmë tek perimet e kaurdisura së bashku me të brendshmet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. Pëlhurën e vendosim në ujë të nxehtë, më pas e kullojmë, e presim ne copëza dhe e shtojmë tek corba. Hedhim pak ujë të vakët dhe e lemë të gatuhet në zjarr mesatar.  Në fund hedhim vezë të rrahura me kos, kripë dhe hudhra të shtypura. E vendosim per 5 minuta në furrë sa të mpiksen pak vezët, por të mbesin të buta.

Receta e gatimit nga znj. Albana

Po ndodh...

ide