Izraeli sërish sulm ajror në Bejrut, në shënjestër objektivat e lidhura me Hezbollahun

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë kryer një sulm ajror në periferi të Bejrut, në operacionin e parë të ushtrisë izraelite kundër kryeqytetit libanez pas tre javësh. Sipas mediave libaneze, sulmi ndodhi në zonën Suweifat, në periferi jugore të qytetit. Burime të sigurisë thanë se objektivi i sulmit ishte Ali al-Husni, i identifikuar si drejtues i forcës raketore të Divizionit Imam Hussein, një milici pro-iraniane që vepron në mbështetje të Hezbollah. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nëse al-Husni është vrarë gjatë sulmit. Sulmi vjen në një moment përshkallëzimi të fortë të tensioneve në Liban. Ministria libaneze e Shëndetësisë raportoi se të mërkurën disa persona humbën jetën dhe 77 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet ajrore izraelite, në një nga ditët më të përgjakshme që nga armëpushimi i arritur në muajin prill.
Ndërkohë, ushtria izraelite ka vijuar të lëshojë paralajmërime për evakuim në zona të ndryshme të Libanit jugor, duke deklaruar se objektivat e saj janë të lidhura me Hezbollahun. Sulmet vazhduan edhe të hënën, kur sipas autoriteteve libaneze të paktën gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë, u vranë në qytetin Adloun. Agjencia shtetërore libaneze NNA raportoi se viktimat ishin pjesë e një familjeje që po largohej nga zonat nën kërcënim drejt një vendi më të sigurt.
Banorë të qyteteve të goditura përshkruan skena paniku dhe shkatërrimi. “U zgjuam nga një shpërthim shumë i fortë. E gjithë shtëpia është shkatërruar dhe muret janë nxirë nga tymi”, tha për Reuters banorja e Sidonit, Tagrissa Ramadan. Ditët e fundit, Izraeli ka zgjeruar paralajmërimet për evakuim në qytete si Tiro, Sidon dhe Nabatiya. Sipas mediave ndërkombëtare, urdhri për evakuimin e Tiros konsiderohet ndër më të mëdhenjtë e lëshuar deri tani. Sipas IDF-së, vetëm gjatë kësaj jave janë goditur rreth 550 objektiva në Liban, të cilat Izraeli i konsideron pozicione dhe infrastrukturë të Hezbollahut.
????IDF Beirut strike targeted commander of IRGC Quds Force’s missile unit, i24NEWS learns: ‘Message is clear, intended for Hezbollah and Iran’ pic.twitter.com/JL78YsPqXv
— i24NEWS English (@i24NEWS_EN) May 28, 2026
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128