Frikë nga sulmet e Ukrainës, Rusia “fortifikon” Moskën, vendos sisteme kundërajrore mbi gradaçela

28 Maj 2026, 14:03 / BOTA ALFA PRESS
Frikë nga sulmet e Ukrainës, Rusia “fortifikon”

Rusia po forcon mbrojtjen ajrore të Moskës duke vendosur sisteme kundërajrore edhe në majat e ndërtesave shumëkatëshe në kryeqytet, në një kohë kur sulmet me dronë ukrainas drejt territorit rus janë shtuar ndjeshëm.

Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë sisteme të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1 duke u transportuar me helikopterë të rëndë Mil Mi-26 dhe më pas duke u vendosur mbi çatitë e rrokaqiejve, përfshirë edhe Kullën Nordstar me 42 kate.

Autoritetet ruse kanë nisur vendosjen e këtyre sistemeve në çati që prej vitit 2023, pas disa incidenteve me dronë që kanë depërtuar deri në zonat urbane të Moskës. Qëllimi i tyre është interceptimi i objektivave ajrore me lartësi të ulët, sidomos dronëve kamikazë.

Rrjeti i mbrojtjes ajrore në kryeqytetin rus është zgjeruar gradualisht muajt e fundit, ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon të sjellë pasoja edhe larg vijës së frontit.

Po ndodh...

ide