Probleme që nga shtatori te Kombëtarja, çfarë po ndodh me Ernest Muçin?

Ernest Muçi është mungesa e rëndësishme e Kombëtares për miqësoret e qershorit. Mesfushori me tipare sulmuese kishte mundësinë për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit të ri Rolando Maran, por FSHF njoftoi se është dëmtuar. Lajm i papritur, duke qenë se nga Turqia nuk ishte raportuar për diçka të tillë deri tani. Madje gjashtë ditë më parë fitoi finalen e Kupës me Trabzonsporin.
Në vitin e kaluar, Muçi mori vetëm 30 minuta me Shqipërinë në transfertën letoneze. Tashmë jemi në vitin 2026, ndërsa nga ana e tij janë vetëm 8 minuta të luajtura. Për të ardhmen duhet pritur shtatori, nëse do të shfaqet sërish me fanellën kuqezi.
“Panorama Sport” iu sjell historikun, që nga muaji shtator i vitit 2025 ku mungesat bien në sy. Ky është grumbullimi i katërt nga pesë në total, që humbet te kombëtarja. Dy prej tyre ishin zgjedhje nga trajneri Silvinjo për të mos e ftuar. Gjithçka nisi nga shtatori, kur trajneri brazilian e ftoi por më pas ishte FSHF që njoftoi mungesën për një dëmtim. Fakt është se pak ditë më vonë, vetë Muçi konfirmoi që është i gatshëm teksa po huazohej te Trabzonspori.
25-vjeçari është një nga lojtarët që bëri më mirë këtë sezon nga Kombëtarja. Sërish bie në sy se sa pak ka arritur të kontribuojë për vendin e tij. Nëntori i vitit 2024 ishte hera e fundit, kur u preferua titullar dhe luajti 51 minuta ndaj Ukrainës. Zëvendësimi erdhi pikërisht për shkak dëmtimi. Pikërisht çfarë duket se është një nga arsyet që po e pengon për të shfaqur potencialin e tij te Shqipëria.
Datë 1 shtator, 2025: “Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje”, njoftonte FSHF. Vetëm pesë ditë më vonë para firmës te Trabzonspori u shpreh: “Jam plotësisht gati fizikisht. Jam në 100% të formës sime dhe mezi po e pres të nis sezonin”.
Datë 3 tetor, 2025: “Muçi ka një rrugëtim të ri me një klub të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet të zgjedh lojtarët. E zgjedh unë të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi. Kjo ka qenë zgjedhja ime përsa i përket kësaj ndeshje”, tha Silvinjo në konferencë për shtyp duke treguar se ishte zgjedhje e tij që Muçi të mbetej jashtë.
Ndeshjet e nëntorit: Zgjedhje e Silvinjos dhe nuk komentohet mungesa e Muçit. Ky i fundit vazhdonte dhe merrte minuta te Trazbosnpori. Ishin me pikatore, ndërsa shpërthimi në fushë erdhi nga fundi i muajit nëntor dhe në vazhdim.
Datë 29 mars, 2026: “Departamenti i Komunikimit në FSHF në me dije se me skuadrën nuk është stërvitur sot sulmuesi Ernest Muçi, i cili që të shtunën ka ndjerë një shqetësim në pjesën e pasme të kofshës së djathtë”. Ky njoftim i FSHF-së erdhi pas ndeshjes me Poloninë ku Muçi mori pak minuta në fundin e takimit. Kështu u shmang miqësorja me Ukrainën.
Datë 28 maj, 2026: “Ndërkohë, mungojnë për arsye dëmtimi Thomas Strakosha, Ernest Muçi, Nazmi Gripshi dhe Rey Manaj”, shkruan FSHF. Muçi humbet sërish mundësinë e ndeshjeve me kombëtaren, edhe pse te Trabzonspori luajti plot 90 minuta gjashtë ditë më parë duke fituar finalen e Kupës së Turqisë.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128