BE e vendosur: Nuk do të ketë importe ruse edhe sikur të arrihet paqja me Ukrainën

6 Maj 2025, 18:34 / BOTA ALFA PRESS

BE e vendosur: Nuk do të ketë importe ruse edhe sikur të arrihet

“Ndalimi i importeve të gazit rus në tregun spot dhe në kontratat afatgjata, planet kombëtare për të koordinuar veprimet e njëzet e shtatë vendeve dhe rregulla më të rrepta për kompanitë.”

Kjo është ajo që parashikon “Udhërrëfyesi për t’i dhënë fund importeve të energjisë ruse” i Komisionit të BE-së. Një vendim që BE-ja e merr “pavarësisht se çfarë po ndodh në negociata – sqaron Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen.

“Mendoj se është e qartë se ka arsye edhe më të mira për ta bërë këtë tani, për shkak të luftës agresive dhe të paligjshme në Ukrainë. Por edhe nëse do të kishte paqe, prapë nuk do të kishte kuptim që ne të kthehemi në varësi nga karburanti rus. Para së gjithash, Putini ka treguar se nuk ka problem ta shndërrojë gazin në armë. Nuk duhet ta vendosim veten në një situatë ku nuk duam ta shohim veten duke mbështetur ekonominë e tij të luftës” – përfundoi Jorgensen.