
Ishte rrëmbyer në Afrikën e Jugut, shpëtohet pastori amerikan, tre persona u vr*në gjatë operacionit

Një pastor amerikan i rrëmbyer në Afrikën e Jugut është shpëtuar gjatë një operacioni ku mbeten të vrarë tre persona.
Një pastor amerikan, që ishte rrëmbyer nga njerëz të armatosur gjatë një shërbimi kishtar në Afrikën e Jugut javën e kaluar, është shpëtuar pas një përleshjeje ku mbetën të vrarë tre persona, thanë autoritetet.
Policia njofton se Josh Sullivan u shpëtua në një fshat në Kepin Lindor të martën në mbrëmje, në ambientet e një shtëpie pranë zonës ku 45-vjeçari u rrëmbye të enjten e kaluar.
Nuk ka detaje të menjëhershme për rrëmbyesit që dyshohet se kanë qenë të njohur me lëvizjet e tij. Gjatë dekadës së fundit, ka pasur një rritje të ndjeshmë të rrëmbimeve për shpërblim në Afrikën e Jugut.
Rrëmbyesit e Sullivan kishin bërë një kërkesë të tillë duke nxitur ndërhyrjen e njësisë elitare të policisë së Afrikës së Jugut, të njohur si Haëks.
Zëdhënësi Avele Fumba tha se ndërsa oficerët iu afruan shtëpisë, të dyshuarit u përpoqën të iknin brenda një automjeti, duke hapur zjarr. Sullivan e përshkruan veten si një misionar për predikimin e fesë kristiane.
Ai ka thënë me hërët se u transferua në Afrikën e Jugut me gruan dhe fëmijët e tij në vitin 2018 për të krijuar një kishë për njerëzit që flasin gjuhën Xhosa.
Xhosa është një nga gjuhët e grupit Bantu dhe flitet kryesisht në Afrikën e Jugut dhe në disa pjesë të Zimbabve
Kjo është një nga gjuhët zyrtare të Afrikës së Jugut dhe ka një numër të madh folësish prej rreth 19 milionë personash.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128