Lavrov gati për raundin e ri të bisedimeve: Shumë shpejt takimi i radhës SHBA-Rusi

23 Prill 2025, 16:06 / BOTA ALFA PRESS

Lavrov gati për raundin e ri të bisedimeve: Shumë shpejt takimi i

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, bëri të ditur zhvillimin e afërt të një raundi të ri bisedimesh mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, duke shmangur dhënien e detajeve të mëtejshme.

“Shumë shpejt”, ishte përgjigjja e shkurtër që dha ai ndaj një pyetjeje përkatëse gjatë një konference për shtyp, pa sqaruar as cilët do të marrin pjesë dhe as cilat çështje do të diskutohen.

Dialogu diplomatik mes dy vendeve është intensifikuar që nga ardhja në pushtet në Uashington e administratës së presidentit Donald Trump. Më 19 shkurt, Rusia dhe SHBA zhvilluan bisedime që zgjatën më shumë se katër orë në Riad.

Nga pala ruse morën pjesë, përveç Lavrovit, këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov, dhe drejtori ekzekutiv i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta, Kirill Dmitriev.

Delegacioni amerikan përfshinte ministrin e Jashtëm, Marco Rubio, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Mike Waltz, dhe të dërguarin e posaçëm të presidentit, Steve Witkoff.

 

Po ndodh...