
Makron përshëndet iniciativën e Trump për një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor në Ukrainë: Të aktivizohet menjëherë pa vonesa dhe hipokrizi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përshëndeti sot iniciativën e presidentit amerikan Donald Trump për të kërkuar një armëpushim të pakushtëzuar me kohëzgjatje 30 ditë në Ukrainë.
Presidenti francez deklaroi, përmes një mesazhi në rrjetin X, se mbrëmë ka komunikuar disa herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe theksoi se të gjithë duhet të aktivizohen menjëherë në këtë drejtim, pa vonesa dhe pa hipokrizi.
Në të njëjtin mesazh, presidenti francez thekson gjithashtu se Ukraina ka dhënë prej dy muajsh pëlqimin e saj për një armëpushim dhe se tani pritet që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Rusia.
Në të kundërtën, do të jemi të gatshëm të reagojmë me vendosmëri së bashku me të gjithë europianët dhe në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, përfundon presidenti francez.
I spoke several times last night with @POTUS.
I commend his strong call for an unconditional 30-day ceasefire, as did our British and Nordic partners earlier this morning.
We must all work towards this goal without delay, false pretenses, or dilatory tactics.…
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 9, 2025

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128