Ministri boshnjak Elmedin Konakoviq sulmon Serbinë: Përderisa mbroni kriminelët e luftës, s’mund të ketë fqinjësi të mirë

Ministri i Jashtëm i Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka deklaruar se Ballkani ka nevojë për një lidership të ri politik, duke kritikuar gjendjen aktuale të politikës në rajon.
Ai është shprehur se historikisht Ballkani ka pasur “politikën më të dobët në botë”, ndërsa ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se me deklaratat e tij për një aleancë Kosovë–Shqipëri–Kroaci po nxit tensione dhe “zhurmë për një luftë tjetër”. Sipas Konakoviqit, retorika e tillë ushqen narrativa të vjetra historike që nuk ndihmojnë stabilitetin rajonal.
Deklaratat e tij kanë sjellë reagimin e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka mbrojtur qëndrimet e presidentit Vuçiq, duke theksuar se ai ka qenë gjithmonë i përkushtuar ndaj stabilitetit në Bosnje-Hercegovinë dhe në rajon.
Nga ana tjetër, Konakoviq ka reaguar duke thënë se nuk mund të ketë fqinjësi të mirë nëse, sipas tij, Serbia fsheh kriminelë lufte.
Në debat është përfshirë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanoviq, i cili ka theksuar se paqja nuk mund të ruhet vetëm përmes deklaratave politike.
Ai u shpreh se stabiliteti ndërtohet përmes bashkëpunimit ekonomik, lidhjeve infrastrukturore, institucioneve funksionale dhe dialogut të vazhdueshëm mes vendeve të rajonit, duke theksuar se bashkëpunimi rajonal ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128