
Politikat për ndryshimet klimatike, Trump lëshon urdhërin ekzekutiv

Presidenti i 47-të i SHBA-ve Donald Trump ka lëshuar një urdhër ekzekutiv, që synon të bllokojë zbatimin e ligjeve shtetërore të miratuara për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile dhe për të luftuar krizën klimatike.
Masa është e fundit në një varg përpjekjesh të administratës së Trump për të rritur prodhimin e brendshëm të energjisë dhe për të kundërshtuar politikat e udhëhequra kryesisht nga demokratët për të frenuar emetimet e karbonit.
Ajo erdhi vetëm disa orë pasi Trump, lëshoi urdhra për të rritur prodhimin e qymyrit.
Urdhri udhëzoi prokurorin e përgjithshëm të SHBA-së të identifikonte ligjet shtetërore që adresojnë ndryshimet klimatike, iniciativat ESG, drejtësinë mjedisore dhe emetimet e karbonit dhe të ndërmarrë veprime për t’i bllokuar ato.
Trump përmendi në mënyrë specifike ligjet në Neë York dhe Vermont që gjobisin kompanitë e lëndëve djegëse fosile për kontributin e tyre në ndryshimin e klimës, politikën e Kalifornisë për kufirin dhe tregtin dhe paditë nga shtetet që kanë kërkuar të mbajnë kompanitë e energjisë përgjegjëse për rolin e tyre në ngrohjen globale.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide

Napoleoni u tregua revolucionar pa dashjen e tij


E djathta qytetare që ofron Lulzim Basha
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128