Shpërthim në laboratorin e një fabrike kimike në Francë, katër të plagosur dhe një i zhdukur

22 Dhjetor 2025, 22:35 / BOTA ALFA PRESS

Shpërthim në laboratorin e një fabrike kimike në

Një shpërthim i fortë është regjistruar mbrëmjen e sotme në laboratorin e një fabrike kimike në komunën Saint-Fons, pranë Lyon.

Sipas mediave franceze, shpërthimi ndodhi në uzinën kimike Elkem Silicones, e cila ndodhet në zonën e njohur si “lugina kimike”. Si pasojë e ngjarjes, katër punonjës kanë mbetur të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë.

Kryetari i bashkisë së Saint-Fons, Christian Duchêne, bëri të ditur se një punonjës i pestë rezulton i zhdukur, ndërsa operacionet e kërkimit janë ende në vijim.

Po ndodh...

ide