Goditje e rëndë për Liverpul, Isak thyen këmbën

23 Dhjetor 2025, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Goditje e rëndë për Liverpul, Isak thyen këmbën

Me 145 milionë euro, Alexandar Isak u shndërrua në blerjen më të shtrenjtë në historinë e Premier League. Liverpool e kërkoi me insistim, madje duke shkaktuar një përplasje të fortë me Newcastle. Ndryshe nga se pritej, suedezi ka zhgënjyer totalisht me fanellën e kuqe.

Gjatë sfidës kundër Tottenham, Isak u hodh në fushë me fillimin e pjesës së dytë, ku pas vetëm 10 minutash arriti të gjejë rrugën e rrjetës, por në të njëjtën kohë u shtri në tokë si pasojë e një goditje të marrë në këmbë. Pas 4 minutash, Isak doli nga fusha.

Lajmet që vijnë nga infermieria nuk janë aspak pozitive pasi sipas BBC, sulmuesi ka thyer këmbën. Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, praktikisht Isak ka mbyllur sezonin.

 

Po ndodh...

ide