Trump kërcënon Iranin: Hapni Ngushticën e Hormuzit o kopilë të çmendur, ose do të jetoni në ferr

5 Prill 2026, 15:28 / BOTA ALFA PRESS

Trump kërcënon Iranin: Hapni Ngushticën e Hormuzit o kopilë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj Iranit, duke kërkuar që vendi të lejojë kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Përmes një postimi në platformën “Truth Social”, Trump paralajmëroi se e marta do të jetë “Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të gjitha të kombinuara në një në Iran”, një shenjë e dukshme e kërcënimeve të tij për të goditur infrastrukturën iraniane nëse kërkesat nuk plotësohen.

“Hapni Ngushticën e Hormuzit, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në ferr, prisni dhe shikoni! Falënderimi qoftë Allahut”, shkroi ai.

Deklarata ka ngjallur shqetësim në arenën ndërkombëtare, teksa tensionet në rajonin e Gjirit Persik tashmë janë të larta dhe çdo kërcënim i tillë mund të ketë pasoja serioze për tregtinë botërore dhe sigurinë rajonale.

 

Po ndodh...

ide