
"Trump mund ta shkatërrojë botën para se të vdesë"/ Sean Penn: Duhet të mendojmë për skenarët më të këqinj

Sean Penn u shfaq së fundmi në podkastin e Jim Acosta-s në Substack për të folur rreth filmit të tij të ri “Words of War”, dhe biseda u zgjerua edhe në të ardhmen e Shteteve të Bashkuara pas Donald Trump. Besnik ndaj drejtësisë së tij karakteristike, aktori i famshëm nuk e fshehu shqetësimin e tij për ndikimin dhe qëllimet e presidentit.
Duke iu referuar Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele, dhe mundësisë që Trump të përpiqet të qëndrojë në pushtet përtej kufijve kushtetues, Penn tha: Duhet të mendojmë për skenarët më të këqinj. Trump mund të përpiqet të shkatërrojë botën para se të plaket dhe të vdesë.
Në të njëjtin podcast mori pjesë edhe kongresmeni demokrat Eric Swalwell, i cili është producent ekzekutiv i filmit së bashku me Penn. Swalwell tha: Ajo që më shqetëson është se nëse Trump beson se nuk ka askush për ta mbrojtur, atëherë ai do ta ngrejë standardin e asaj që është i gatshëm të bëjë në këtë vend për të mbrojtur veten. Shpresa jonë e vetme është një Kongres për ta kontrolluar atë, një shtyp për ta ekspozuar atë, një gjykatë e pavarur për ta gjykuar atë dhe një shoqëri plot me amerikanë që do të thonë ‘mjaft’.
Filmi “Fjalët e Luftës” trajton jetën dhe vrasjen e gazetares ruse Anna Politkovskaya, e cila u ekzekutua jashtë apartamentit të saj në Moskë në vitin 2006. Në të luajnë Maxine Peake dhe Jason Isaacs.
Duke folur për Rusinë dhe paralelen me Amerikën, Penn paralajmëroi: Ata që besojnë se diçka e tillë nuk mund të ndodhë këtu ose nuk i kanë studiuar provat ose refuzojnë të shohin se kjo do të ndodhë nëse njerëzit nuk informohen dhe nuk marrin pjesë. Ne po përjetojmë në vendin tonë atë që kanë përjetuar rusët.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide


Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128