
Taksat mjedisore, 60.5 mld lekë në arkën e shtetit/ Pjesën më të madhe të të ardhurave e përbënin taksat mbi energjinë

Gjatë vitit 2023, të ardhurat nga taksat mjedisore në Shqipëri arritën në 60.5 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 9.03% krahasuar me vitin 2022. Të dhënat e publikuaar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) tregojnë për një ndikim domethënës të këtyre taksave në financat publike.
Pjesën më të madhe të këtyre të ardhurave e përbënin taksat mbi energjinë, të cilat zënë 82.56% të totalit, ose rreth 49 miliardë lekë. Kjo kategori ka shënuar një rritje prej 9.17% në krahasim me vitin 2022, kur u mblodhën 45.7 miliardë lekë.
Në vend të dytë renditen taksat e transportit, të cilat përfaqësojnë 12.9% të totalit, me 7.7 miliardë lekë të grumbulluara në vitin 2023.
Ndërkaq, taksa për ndotjen kontribuoi me 4.45% të të ardhurave nga taksat mjedisore, ndërsa taksa mbi burimet natyrore përbënte vetëm 0.10%. Kjo e fundit ka pësuar rënien më të madhe nga të gjitha kategoritë, me një ulje prej 13.76%, duke zbritur nga 71 milionë lekë në vitin 2022 në 61 milionë lekë në 2023.
Pavarësisht rritjes së përgjithshme të të ardhurave, pesha e taksave mjedisore në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) ra në 2.55% në vitin 2023, nga 2.99% që ishte një vit më parë – një ulje prej 0.44 pikë përqindje. Po ashtu, kontributi i këtyre taksave në totalin e të ardhurave nga taksat dhe sigurimet shoqërore shënoi një rënie të lehtë me 0.14 pikë përqindje, duke zbritur në 10.10%.
Ky bilanc tregon një rritje nominale të të ardhurave, por një ulje të rolit relativ të taksave mjedisore në ekonominë kombëtare./SCAN

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128