NAMES/ "Kurum" waste scandal, 20 out of 33 security measures for the people involved are executed

Ditën e sotme mësohet se Policia ka ekzekutuar 20 nga 30 masat e sigurisë të dhënë për personat që konkluduan të përfshirë në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhen me kompaninë “Kurum”.
Burime për mediat bëjnë me dije se ekzekutimi i masave të sigurisë, nga të cilat 26 ishin arrest me burg dhe 7 arrest në shtëpi është realizuar në 3 qarqe të Shqipërisë: Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Prokuroria e Durrësit ditën e djeshme 33 masa sigurie ndaj personave të dyshuar për përfshirje në skandalin e mbetjeve të rrezikshme që lidhet me kompaninë “Kurum”. Nga këto, 26 janë masa “arrest me burg” dhe 7 masa “arrest shtëpie”.
Mes personave për të cilët janë firmosur këto masa janë drejtues dhe specialistë të kompanisë turke “Kurum International” dhe kompanisë shqiptare “Sokolaj”, si dhe zyrtarë të institucioneve përgjegjëse për mjedisin dhe doganat.
Në arrest me burg janë lënë Erdal Demir, administrator i “Kurum International”, dhe Yusuf Sezai Kurum, administrator me prokurë i së njëjtës kompanie. Nga kompania shqiptare “Sokolaj”, janë vendosur në arrest me burg Gjovana Sokolaj, pronare e kompanisë, Doni Sokolaj, administrator i kompanisë D.o.o Minerals, dhe Olizana Pemati, ish-administratore.
Mes të arrestuarve janë edhe aksionerë dhe administratorë të kompanive të tjera që lidhen me tregtinë e mbetjeve.
Hetimi ka përfshirë edhe zyrtarë të doganave dhe institucioneve të mjedisit. Julian Kapedani, Indrit Likaj, Helidon Lila, Edmond Voda dhe Shkëlqim Jakupi, të gjithë pjesë e Degës së Doganës Durrës, janë në arrest me burg. Masë sigurie është lëshuar edhe për ish-drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Arta Dollanin e cila është lënë me “arrest shtëpie”.
Skandali lidhet me 102 kontejnerë që përmbanin rreth 210 ton mbetje të rrezikshme me destinacion Tajlandën, të cilët u rikthyen në nëntor 2024 në Shqipëri pas sinjalizimit nga organizata “Basel Action Network”.
Happening now...
ideas
Hasimja kërkon të
For the reform parties, the government and the opposition
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
