Irani vendos në zbatim marrëveshjen me Trump! Zhbllokohet Ngushtica e Hormuzit, kalojnë dy anijet e para

Dy anije kanë kaluar sot nëpër Ngushticën e Hormuzit, duke shënuar lëvizjen e parë tregtare që nga shpallja e armëpushimit dyjavor midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë, mësohet se anija greke e mallrave, kaloi ngushticën në orën 10:44 të mëngjesit, ndërsa “Daytona Beach”, me flamur liberian, e përshkoi pak më parë, në orën 8:59, pasi u nis nga porti i Bandar Abbas. Këto lëvizje janë një tregues i qartë i efekteve të menjëhershme të marrëveshjes diplomatike në Lindjen e Mesme.
Armëpushimi dyjavor erdhi pas një serie bisedimesh të ndërmjetësuara nga kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif dhe Feldmarshal Asim Munir, ku Irani pranoi propozimin për të pezulluar përkohësisht tensionet dhe për të lehtësuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare. Ndërhyrja kineze luajti gjithashtu një rol vendimtar në nxitjen e negociatave.
Ministri i Jashtëm iranian njoftoi se gjatë kësaj periudhe dy-javore, kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë i koordinuar me forcat e armatosura iraniane, duke respektuar kufizimet teknike për sigurinë e lundrimit.
Pas këtij vendimi, të parat që reaguan ishin tregjet. Indeksi i bursave u rrit, ndërsa çmimet e naftës dhe gazit ranë, duke reflektuar optimizmin e tregjeve pas stabilizimit të përkohshëm në një nga rrugët më strategjike të transportit energjetik.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump komentoi: "Është një ditë e madhe për paqen botërore. Kina i shtyu ata drejt negociatave."
Ky armëpushim i përkohshëm mund të hapë rrugën për një fazë më të gjatë dialogu dhe përmirësim të sigurisë detare në një zonë që ka qenë tradicionalisht e tensionuar.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
Cycle: Jobs for Albania! What did time prove to us for Air Albania?
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128