Rrogozhina pa kryetar bashkie, ISP: Janë shkelur afatet!

Rasti i Rrogozhinës, një praktikë tipike devijimi nga fryma e ligjit, demokracisë përfaqësuese, dekriminalizimit, integritetit dhe transparencës në vendimmarrje.
Nga monitorimi i praktikës nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) konstatohet me shqetësim se edhe në raste të mëparshme institucionet, sidomos Këshilli i Ministrave, nuk e ushtrojnë në kohën e përcaktuar ligjore funksionin dhe përgjegjësitë e vet dhe për pasoja vendimi real për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme (kur krijohen vakanca) imponohet nga agjenda politike e qeverisë dhe jo nga logjika proceduriale ligjore.
Ligjet duhen respektuar pavarësisht interesit politik të palëve të përfshira në procese të tilla. Ky është një standard dhe një detyrim i panegociueshëm për një vend që po synon anëtarësimin në BE.
ISP ka konstatuar gjithashtu se zyrtari i dënuar që humbet postin, vijon të ketë ende anëtarësi efektive në strukturat drejtuese të forcës së vet politike, – nuk ka pasur asnjë njoftim për jetësimin e standardeve të dekriminalizimit jo vetëm në bashki por edhe në partinë respektive politike.
6 vite pasi u fut për herë të parë në Bashkinë e Rrogozhinës si kryetar dhe fitoi tre palë zgjedhje me radhë, Edison Memolla është shpallur fajtor për ndikim në zgjedhjet e fundit, dhe me urdhër të Gjykatës së Posaçme të Apelit është dërguar në qeli, ku duhet të vuajë dënimin me 1 vit burg.
Figura të njohura politike të partisë së tij e kanë marrë publikisht në mbrojtje, një shans i humbur për të distancuar politikën nga rastet e krimeve zgjedhore dhe zyrtarëve që provohen se kanë shkelur ligjin.
Gjithashtu, është konstatuar se më faqen zyrtare të bashkisë vijon të figurojë kryetar, ish-kryetari i dënuar për korrupsion aktiv në zgjedhje, një tregues tjetër shmangie nga standardet e transparencës, informimit, llogaridhënies dhe integritetit të institucioneve përfaqësuese.
Nëse do të ishin respektuar afatet Prefekti i Tiranës do të kishte informuar Këshillin e Ministrave me 11-12 shkurt 2026, Këshilli i Ministrave do të kishte informuar Presidentin dhe KQZ me 13-15 shkurt 2026 dhe Presidenti do të kishte dekretuar zgjedhjet e reja në Rrogozhinë midis 15-25 mars 2026. Jemi në muajin prill dhe ende Këshilli i Ministrave nuk ka kryer detyrimin e vet ligjor për raste të tilla.
"Nga monitorimi i praktikës nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) konstatohet me shqetësim se edhe në raste të mëparshme institucionet, sidomos Këshilli i Ministrave, nuk e ushtrojnë në kohën e përcaktuar ligjore funksionin dhe përgjegjësitë e vet dhe për pasoja vendimi real për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme (kur krijohen vakanca) imponohet nga agjenda politike e qeverisë dhe jo nga logjika proceduriale ligjore.
Ligjet duhen respektuar pavarësisht interesit politik të palëve të përfshira në procese të tilla. Ky është një standard dhe një detyrim i panegociueshëm për një vend që po synon anëtarësimin në BE", konstaton Instituti i Studimeve Politike.
Happening now...
Denouncing Berishism is a prerequisite for denouncing the government
ideas
Cycle: Jobs for Albania! What did time prove to us for Air Albania?
When cardboard and arrogance become law.
Renaissance is Disaster Capitalism
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128