PSG në finalen e Champions League, natë e çmendur në Paris, 127 të ndaluar e 34 të plagosur

2026-05-07 13:33:50 / BOTA ALFA PRESS

PSG në finalen e Champions League, natë e çmendur në

Parisi përjetoi një natë feste, por edhe tensionesh pas arritjes së jashtëzakonshme të Paris Saint Germainit që për të dytin vit radhazi arriti në finalen e Ligës së Kampioneve.

Pas fërshëllimës së fundit në ndeshjen mes Bayernit të Mynihut dhe parizienëve, në kryeqytetin francez shpërtheu festa dhe tifozët vërshuan në rrugë me flamuj dhe tymosëse por edhe me fishekzjarrë dhe kapsolla dhe festimet shumë shpejt degraduan në përleshje dhe trazira në disa zona të qytetit.

Skena këto që sollën në mendje atë çfarë ndodhi vitin e kaluar pas fitores ndaj Interit dhe që sipas prefektit të Parisit Laurent Nunez, flasin për 127 persona të ndaluar në Paris dhe rrethina të tij, 11 persona të plagosur, një nga të cilët është rëndë, si dhe 23 policë që kanë marrë plagë të lehta

Tani vëmendja spostohet te finalja me Arsenalin që do të luhet në 30 maj në Budapest në orën 18:00. Prefekti i kryeqytetit francez ka bërë të ditur se do të ketë një plan të madh masash sigurie dhe siguroi se autoritetet do të shfaqin të njëjtën vendosmëri që u pa edhe natën e së mërkurës gjatë përleshjeve duke njoftuar për ndërhyrje sistematike ndaj episodeve të mundshme të dhunës 



Happening now...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova