“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit nga diaspora buçasin me thirrjet në sheshin “Skënderbej! Protestë masive kundër qeverisë

2026-06-20 18:33:36 / POLITIKË ALFA PRESS

“Rama në burg, Berisha në burg”/ Protestuesit nga diaspora

Ditën e sotme do të mbahet protesta më e madhe mbarëkombëtare kundër qeverisë, ku protestuesit për të 21-tën ditë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin dhe arrestimin e tij, të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku dhetë kreut të opozitës Sali Berisha.

Këtë të shtunë mijëra protestues nga diaspora kanë mbërritur në kryeqytet ku prej pak minutash kanë “pushtuar” sheshin “Skënderbej” me thirrje, pankarta dhe flamuj kuqezi.
“Rama në burg, Berisha në burg, Shqipëri e shqiptarëve, vdekje tradhtarve’, janë disa nga thirrjet e tyre në kor.
Ky grumbullim ka nisur rreth 60 minuta para orarit zyrtar, i cili prej disa ditësh është zhvendosur në orën 19:00.

Happening now...

ideas