SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!

Periudha gati dy mujore e largimit të ekspertëve amerikanë të atashuar pranë SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë pas vendimit të Presidentit Trump për ndërprerje dhe rishikim të fondeve ndërkombëtare haptazi entuziasmoi dyshen e alarmuar Berisha-Rama.
Me gjuhë të koduar e jo rrallë direkte është paravendosur nga establishmenti i politikës autokratike që pas zgjedhjeve të 11-të majit me ujdi e në unison prokuroria dhe gjykatat e posaçme do të "displinoheshin" në mos të shkriheshin e "standartizoheshin".
Mirëpo buzeqeshja e ngërdheshja e gojëve të vrerosura politike nuk zgjati shumë.
Pas disa deklaratave mbështetëse për SPAK-un dje u panë të rikthehen në këtë institucion ekspertët amerikanë.
Pra duket qartë se SHBA, Mbreteria e Bashkuar dhe BE po mbrojnë në vijimësi investimin e tyre nisur nga rezultatet e arritura në penalizimin e politikanëve, zyrtarëve të lartë shtetërorë si dhe bandave të krimit të organizuar.
Në këtë rikthim domethënës duket se ndikon direkt dhe konsiderata masive pozitive e shqiptarëve për veprimet e këtyre institucioneve.
Pra sot SPAK është jo vetëm institucioni më i besueshëm por është dhe prishësja e gjumit e establishmentit të vjetër politik, i cili po mbijeton e rivegjeton vetëm në saj të parave të pista të korrupsionit e krimit me të cilat mendon të grabisë e të shtyjë dhe një mandat tjetër 4 vjeçar nën hegjemonine Rama-Berisha!
Por nga logjika e veprimeve intensive e sistematike e veprimit të SPAK-ut dhe GJKKO-së por dhe nga info të sigurta duket se ato nuk ndalen, nuk shantazhohen dhe as intimidohen.
Gjithashtu ato kanë krijuar jo vetëm mevehtësinë por dhe mburojen e çelniktë nga presioni politik e kriminal ndaj në ditët e ardhshme do të ketë goditje të tjera befasuese që në fakt janë mëse imediate e emergjente në mënyrë që të mos gangrenizohet më tutje plaga e qelbëzuar e shkaktuar në trupin e shqiptarëve.
Ndryshimi i gjuhës nga Berisha duke parcializuar veprimin e prokurorëve e gjyqtarëve të ndryshëm të këtyre institucioneve apo agresiviteti që degradoi në servilizem nga Edi Rama për Altin Dumanin duket se nuk e turbullojnë kthjelltësinë e ujërave në institucionet e reja të posaçme kushtetuese të ligjit e drejtësisë.
Nëse një i pandehur në prag të arrestimit që braktisi gjyqinn për të pozuar me LaCivita në sheshin e Capitolit si Fatmir Mediu mendohet të jetë gomone shpëtimi për Berishën kjo është ëndërr që zgjat aq sa ëndrra e gomarit me prapanicë të shqyer nga ujku.
Krimi e korrupsioni janë identifikuar dhe dosjet po sistemohen për ti shoqëruar në institucionet e vuajtjes së denimit.
Milionat e vjedhura të inkasuara në banka e derdhur në kulla e investime të kësaj kaste kriminale janë identifikuar falë dhe ndihmës profesionale të aleatëve dhe shpejt do të sekuestrohen e ti kthehen buxhetit të grabitur të shtetit tonë.
Lufta ishte e vijon të ballafaqohet me sfida por mësymja ka marrë krahë dhe armiku i korruptuar e kriminalizuar është në ikje me alert.
SPAK-u sot në zhargonin shqiptar popullor ka marrë konotacionin shpresë dhe kjo flet vetë....!
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
