11 milionë euro buxhet për 10 ditë fushatë, KQZ harton planin për zgjedhjet e 7 Qershorit në Kosovë

2 Maj 2026, 09:03 / KOSOVA ALFA PRESS

11 milionë euro buxhet për 10 ditë fushatë, KQZ harton

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar periudhën zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit 2026. Ajo do të nisë më 28 maj 2026 dhe do të përfundojë më 7 qershor 2026 në orën 06:59, duke zgjatur gjithsej 10 ditë e 7 orë.

Për organizimin e këtyre zgjedhjeve, KQZ ka miratuar një buxhet prej 10,887,186.45 euro. Violeta Salihu, anëtare e KQZ-së, theksoi se këto shpenzime janë planifikuar sipas kërkesave të njësive përkatëse dhe janë miratuar nga Këshilli për Buxhet dhe Financa.

Ajo njoftoi se shpenzimet janë ndarë në kategori të ndryshme. Paga dhe shtesat do të shpenzohen me 221 mijë euro, mallrat dhe shërbimet do të arrijnë vlerën e 10,621 euro, ndërsa shpenzimet komunale dhe pasuritë jofinanciare do të kenë vlerat përkatëse prej 32 mijë dhe 13 mijë euro.

Sa i përket regjistrimit të mërgatës, ai do të zgjasë 12 ditë, nga 6 maji deri më 17 maj 2026. Votimi përmes postës do të zhvillohet nga 25 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa votimi në përfaqësitë diplomatike do të mbahet më 6 qershor nga ora 07:00 deri 19:00.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ: Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026. Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide