Berisha: PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë Edi Rama! Salianji e shiti veten në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri

Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në rrjetet sociale ka folur për debatin e madh që po bëhet për gatën për kryetar në PD. Ai ka sulmuar sërish Ervin Salianjin duke thënë se ai e shiti veten kur ishte në burg, u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bitri.
Politiko.al: A po e çon PD-në drejt gjykatave mungesa e garës brenda partisë duke u nisur nga fakti se kandidatë si Evi Kokalari kanë paralajmëruar padi, ndërsa Ervin Salianji dhe Mereme Sela kanë kundërshtuar publikisht skualifikimin e tyre dhe a rrezikon kjo të minojë besimin tek procesi për kreun e partisë?
Sali Berisha: PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush. U përpoqën për ta marrë.
Unë i them portalit se këtë parti, Edi Rama nuk mund ta marrë kush me kandidatura të shtira.
Se Ervin Salianji, e kam shpjeguar dhe e shpjegoj përsëri, u shpall i burgosur politik sepse ishte për kohën që qëndroi në burg, por në burg e shiti veten.
Tani nuk do përsëris problemet e tij se i kam thënë.
Në burg, ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri. Sapo doli, ai ishte në shoqërinë e vazhdueshme të Ergys Agasit.
Dhe, për portalin që pyet, i them, pikërisht momentin kur plasi skandali Balluku, ky filloi xhiron për të sfumuar zhurmën, për të krijuar një vatër tjetër debati.
Dhe njëherë, ata që kanë mbajtur qëndrim, ata që përfaqësojnë pushtetin, lidhjet me pushtetin, ata të cilët kanë qenë kundër PD në fushatë elektorale, ata nuk kanë dhe nuk do kenë vend ndonjëherë në PD.
Nuk e kam këtu për zonjën Sela, nuk e di se nuk e njoh, është hera e parë që ia kisha dëgjuar emrin, dhe natyrisht gara ka disa kritere. Gara për kryetar të PD, kudo në botë, ka kritere dhe në Shqipëri ka kritere.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128