Matura Shtetërore 2026, hapen aplikimet formularin A1/A1Z

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, ka njoftuar së fundmi hapjen e procesit të aplikimeve për A1 dhe A1Z.
Përmes këtij procesi, maturantët përcaktojnë lëndët me zgjedhje për provimet e Maturës Shtetërore 2026, ndërsa maturantët e viteve të kaluara kanë mundësinë të aplikojnë për të konkurruar për studime universitare gjatë këtij viti.
Sipas njoftimit, aplikimet për maturantët do të zhvillohen nga data 5-7 maj, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes platformave online, duke u mundësuar nxënësve të ndjekin në kohë të gjitha procedurat për pjesëmarrje në provimet e Maturës Shtetërore.
Ky proces synon të garantojë një administrim të thjeshtuar, të shpejtë dhe transparent për të gjithë maturantët në rang vendi, si pjesë e organizimit të Maturës Shtetërore 2026.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128