Grabiti varëse floriri me vlerë 12 mijë euro në argjendarinë në qendër të Tiranës, kapet në ndjekje i mituri!

Policia e Tiranës ka arrestuar një të mitur të akuzuar për grabitjen e një argjendarie.
Burime zyrtare bënë me dije se 17-vjeçari ka vjedhur varëse floriri me vlerë 12 mijë euro dhe është larguar nga vendngjarja.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Golds”, pas njoftimit për një vjedhje në një argjendari në rrugën “Abdi Toptani”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur 17 vjeç, banues në Tiranë”, njoftoi policia.
Pas vjedhjes, i mituri është larguar me vrap, por arratia zgjati shumë pak. Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale varëset e vjedhura.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128