Irani rikthen tonet e luftës, komandanti i IRGC: Përplasja me SHBA-të do të fillojë sërish

2 Maj 2026, 16:18 / BOTA ALFA PRESS

Irani rikthen tonet e luftës, komandanti i IRGC: Përplasja me

Një komandant i lartë i Gardës Revolucionare Islamike tha se “me gjasë” do të rinisë konfrontimi ushtarak mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara – vetëm dy ditë pasi Irani dorëzoi një draft-propozim për paqe te ndërmjetësi, Pakistani.

Mohammad Jafar Asadi, zëvendëskomandant i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya – komanda qendrore e ushtrisë – i bëri këto deklarata më 2 maj, duke pretenduar se dëshmitë tregojnë se “Amerika nuk e respekton asnjë marrëveshje apo zotim”.

Ai i hodhi poshtë deklaratat dhe veprimet e SHBA-së që nga armëpushimi i 8 prillit, duke i ciësuar si gjerësisht të inskenuara, të dizajnuara, sipas tij, kryesisht për të ndalur rënien e çmimeve të naftës dhe për të ndihmuar Uashingtonin të “shpëtojë nga kurthi që e krijoi vetë”.

Ai shtoi se forcat e tij janë në gjendje “gatishmërie të plotë” për çdo situatë të mundshme.

Këto deklarata erdhën në kohën kur janë të rritura tensionet diplomatike. Irani dorëzoi draftin e tij në Islamabad më 29 prill, raportuan mediat shtetërore, por nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e tij.

Lufta – e nisur nga SHBA-ja dhe Izraeli më 28 shkurt – është ndërprerë që nga 8 prilli, ndonëse një rund bisedimesh për paqe, i mbajtur në Pakistan, nuk ka prodhuar rezultate.

Në Uashington, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai nuk ishte i kënaqur me ofertën iraniane.

“Në këtë moment nuk jam i kënaqur me atë që po ofrojnë”, u tha ai gazetarëve, duke ia atribuuar bllokadën “mosmarrëveshjeve të mëdha” brenda udhëheqjes iraniane.

Ai e paraqiti zgjedhjen në mënyrë të prerë: “A duam të shkojmë dhe thjesht t’i shkatërrojmë plotësisht dhe t’i përfundojmë përgjithmonë – apo duam të përpiqemi të bëjmë një marrëveshje?”.

Trump tha se “do të preferoja të mos” zgjidhte opsionin e parë, “nga një këndvështrim njerëzor”./REL

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide