Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

2 Maj 2026, 18:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Oxhakut.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është një taksist rreth 40 vjeç. Dyshimet e para janë se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pajetë është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e plota të vdekjes.

Autoritetet vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide