INSTAT: Transporti i mallrave nëpërmjet hekurudhave ka pësuar rënie drastike

2 Maj 2026, 20:33 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

INSTAT: Transporti i mallrave nëpërmjet hekurudhave ka pësuar

Zhurma e lokomotivave dhe vagonëve është dëgjuar edhe më pak në këto muaj. Sipas INSTAT transporti i mallrave nëpërmjet hekurudhave ka pësuar rënie drastike në periudhën janar-mars me 38% më pak se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Shkak duket se është amortizimi i rrugëve të hekurta ndërsa vijon investimi për shtrirjen e tyre me standardet e BE.

Nga ana tjetër janë lëvizjet përmes anijeve por dhe linjave ajrore ato që kanë shënuar rritje të shkëmbimit të mallrave duke lënë në hije situatën përmes vagonëve.

Porti i Durrësit kryeson në këtë veprimtari me një rritje prej 39% të mallrave. Në total përmes detit kanë hyrë e dalë nga Shqipëria 2 milion e 300 mijë tonë mallrash të ndryshme.

Edhe transporti ajror pësoi rritje të dukshme në trafik dhe në tregti. Sasia e mallrave lëvizura përmes Rinasit, duke përfshirë edhe postën ka arritur në 571 tonë.

Sa i përket lëvizjes së qytetarëve me anije kanë lëvizur 154 mijë persona në tre muaj dhe përmes avionëve rreth 2 milionë e dy qind mijë, në të dy rastet me rritje të ndjeshme. Nga ana tjetër në raportin e INSTAT nuk ka të dhëna se sa pasagjerë kanë udhëtuar me tren

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide