Lëvizje në Policinë e Tiranës, emërohet shefi i ri i Komisariatit nr. 6 (EMRI)

Drejtori i Policisë ka vendosur ndryshime në strukturat drejtuese në kryeqytet, duke emëruar Alban Hoxhën në krye të Komisariatit nr. 6 në Tiranë.
Hoxha zëvendëson në këtë detyrë Edvin Pecin, ndërsa më herët ka mbajtur postin e shefit të Sektorit të Krimeve në Volum në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Kujtojmë se rreth para një jave, me firmën e kryepolicit Skënder Hita, janë kryer një serë ndryshimesh në policinë e shtetit. Erion Ahmeti është komanduar në postin e drejtorit të policisë Fier, post të cilin e mbante Hita deri më 31 mars, kur dhe mori detyrën e kreut të policisë së shtetit.
Gerald Toska mori drejtimin e komisariatit të Fierit, ndërsa zëvendës drejtori i policisë së Fierit, Oliger Torba u emërua në të njëjtin post, por në Tiranë.
Ai zëvendësoi Besmir Dervishin, i cili ishte i komanduar në këtë detyrë dhe është transferuar në Kukës. Në po të njëjtin qark është transferuar edhe shefi i Komisariatit nr.2 Ermal Kërnaçi, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emërimi i ri.
Në Policinë e Elbasanit, zv.drejtor është emëruar Andi Banushi, ndërsa Krenar Guçe është caktuar shef rendi në Përmet. Dritan Muça është caktuar zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë.
Një tjetër emër është Dritan Malaj, i caktuar si zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat. Petrit Halo është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve të rënda në Shkodër.
Ndërkohë, Arben Nasufi është emëruar zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë, ndërsa drejtoria e Lezhës ende është pa drejtues. Erdit Reçeku është emëruar shef Komisariati në Peqin, megjithatë ka patur edhe ndryshime të tjera në këtë komisariat.
Shef i Policisë Rrugore të Tiranës është emëruar Lusjan Zeqaj, i cili ka mbajtur disa detyra me rëndësi edhe më parë. Të merkurën Hita emëroi drejtor të forcës operacionale, Alban Dautajn, ndërsa në krye të anti terrorit Edmond Sulajn.
Paralelisht me ndryshimet në polici ka patur ndryshime edhe në drejtimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në krye të këtij institucioni emërohet Klevis Qose, i cili zëvendëson Eduart Merkajn.
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Farsa që shitet si betejë!
Takimi im i parë me Meremen, kryeministren e ardhshme të Shqipërisë
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128