SPAK i përgjigjet "ABC" për lajmin e medies "Syri": Nuk ka pasur kontroll në banesën e Sokol Ballës!

2 Maj 2026, 23:21 / POLITIKË ALFA PRESS
SPAK i përgjigjet "ABC" për lajmin e medies

 ABC News pyeti zyrtarisht SPAK për lajmin e publikuar nga media "Syri" se në kuadër të hetimit pasuror ndaj Belinda Ballukut është ushtruar kontroll edhe në banesën e gazetarit Sokol Balla. 

Sipas "ABC", Prokuroria e Posaçme ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar këtë të shtunë nga televizioni Syri Tv, i cili pretendoi se SPAK ka ushtruar kontrolle në banesën e gazetarit Sokol Balla.

Zyra e shtypit e strukturës së posaçme, iu përgjigj zyrtarisht interesit të ABC News lidhur me këtë spekulim, duke thënë se banesa e shtetasit Sokol Balla nuk është kontrolluar nga SPAK.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, Prokuroria e Posaçme nuk ka ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Sokol Balla.”, tha SPAK për televizionin ABC News.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide