
Presidentja e Kosovës përkujton 26-vjetorin e masakrës së Studimes: Plagët nuk shërohen kurrë

2 Maj 2025, 17:49 / KOSOVA
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka nderuar sot 26-vjetorin e masakrës së Studimes në Vushtrri, duke kujtuar 116 viktimat – gra, fëmijë dhe të moshuar shqiptarë, të cilët u vranë nga regjimi gjenocidal serb në një periudhë prej vetëm dy orësh.
Në një mesazh përkujtimor, presidentja Osmani theksoi se plagët që ajo ngjarje tragjike la pas nuk do të mund të shërohen kurrë, por theksoi gjithashtu se e vërteta për mizoritë e kryera do të ruhet dhe do të kalojë brez pas brezi.
“Kujtesa për ta është obligim, drejtësia është qëllimi ynë, ndërsa martirët janë testament i përjetshëm i lirisë sonë,” u shpreh Osmani, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit për viktimat dhe kërkimin e drejtësisë për krimet e luftës.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
Nga Ermal Peçi!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së
Nga Blendi Kajsiu

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim
Nga Mimoza Çelçima

Ne dhe Sali Kulla
Nga Edison Ypi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128