Akuzohen për dhunë në protestën e PD-së, procedohet Flamur Noka dhe Xhelal Mziu

22 Shkurt 2026, 12:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Akuzohen për dhunë në protestën e PD-së, procedohet

Policia ka nisur hetimet ndaj deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Xhelal Mziu, pasi akuzohen se kanë goditur dy persona gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Sipas Policisë, Ndaj Nokës dhe Mziut është bërë një kallëzim nga shtetasit Krenar Metaj dhe Totem Toraj se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej dy deputetëve.

Videon e këtij momenti po ashtu e ka publikuar dhe alfapress.al.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se, më datë 20.02.2026, gjatë tubimit të zhvilluar nga subjekti politik Partia Demokratike, janë shtyrë dhe goditur prej tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ndodh...