“Balluku dhe Agasi po i merrnin frymën Ramës”/ Kryemadhi: Nuk i shkon më në zyrë, Ergys Agasi del në mes të Tiranës dhe makinë të blinduar

“Unë betejën nuk e kam me SPAK, e kam politike me Ramën dhe atë që kontrollon SPAK”, kështu u shpreh Monika Kryemadhi në një intervistë në News24.
Gjithashtu ajo theksoi se Belinda Balluku dhe Ergys Agasi ‘po i merrnin frymën’ kryeministrit Edi Rama.
“Si do shpëtojë Rama, Balluku dhe Ergys Agasi që po i merrnin frymën. Ku njeh poshtërim Rama. Ku është sot Ergys Agasi? Në mes të Tiranës dhe makinë të blinduar dhe që e shoqërojnë…Gys Agasi nuk shkon më te zyra e Ramës nuk e thërret më hajde te Ecos…Belinda nuk ja shkarkon më Delina Ibrahimin në mbledhje qeverie…Vali Bizhga nuk jep më dorëheqje që të thotë o unë o Belinda në krahun tënd…Të gjitha bandat që ishin kundër Gys Agasit sot i ke te 313. Rama i thotë Belindës do emërosh njerëzit e tu…”, u shpreh ajo.
Pyetje: Përse nuk kërkoni azil?
Kryemadhi: Përse të kërkoj azil…E di kush ikën jashtë dhe kërkon azil politik një njeri që i ka llogaritë bankare jashtë…Nuk kam për të ikur ndonjëherë..
Kryemadhi: Procesi në fillim është inicicuar nga Basha në bashkëpunim me Ramën në 2016. U bë një shkrim nga BIRN, të gjithë e dimë që merr para nga fondacioni Soros. I duhej për të dobësuar Ilir Metën sepse ishte vendimmarrës…Kur Meta ishte kryeministër dorëzoi katër terroristë egjiptianë. E gjitha ishte sorosiste…Është nisur për të dëmtuar LSI sepse i duhej një fuqizim i Bashës, dhe ishte historia e CEZ-DIA për të futur në burg Kastriot Ismailin për të zhdukur 400 mln eurot e investimeve, borxhet…Kastrioti 5 mln kishte…janë para të zhdukura 600 mln të blera kur e bleu CEZ…Janë gati 1 mld dollarë të zhdukura për cështjen e CEZ, por për këtë nuk e hap njeri gojën…
Po ndodh...
Sali Brava
ide
Bekimi i Edi Ramës dhe vampiri në kurriz tonë!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128