Mereme Sela: Nëse do të bëhesha kryeministre, Sali Berishën nuk do e bëja ministër

30 Prill 2026, 23:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Mereme Sela: Nëse do të bëhesha kryeministre, Sali Berishën

Mereme Sela, të cilës iu pranua aplikimi për kandidate për kryetare të PD-së në zgjedhjet e 23 majit (pavarësisht se kandidatura nuk është zyrtarizuar ende), ka deklaruar se nëse një ditë do të arrinte të bëhej kryeministre, Sali Berishën nuk do ta emëronte ministër

Komentet Sela i bëri në emisionin ‘Flontline’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, teksa u pyet nga juristi Kreshnik Spahiu, mbi vendimet që do të ndërmerrte nëse do të zgjidhej në krye të PD-së dhe më pas kryeministre.

Kreshnik Spahiu: A do e bënit Sali Berishën ministër apo zv.ministër nëse bëheni kryeministre?

Mereme Sela: Nëse do bëhem kryetare e PD-së, patjetër i takon të jem edhe kryeministrja. Mendoj se do të jetë risi edhe për Shqipërinë. Por ministra e deputetë, po flasim për frymë të re.

Kreshnik Spahiu: Kështu që më mirë djem dhe vajza të reja në vend të Berishës?

Mereme Sela: Patjetër që figura të reja, me gjithë respektin për doktorin, për profesorin.

Kreshnik Spahiu: Kështu që më mirë nivel zv.ministri apo drejtori, që mos të mbëtet pa gjë.

Po ndodh...

Nga Bato Kosova 12:30 EDITORIAL

Sali Brava

Nga Bato Kosova

ide