
Balluku inspekton punimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës: Fluturimi i parë më 8 maj

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ishte në kantierin e aeroportit të Vlorës, ku inspektoi punimet.
Balluku tha se po punohet me tre turne për të plotësuar afatet e përfundimit të aeroportit ndërkombëtar të Vlorës.
Ky aeroport do të ofrojë 1200 vende pune dhe do të jetë aeroporti i dytë kombëtar i Shqipërisë, pas aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë.
E veçanta e këtij aeroporti është se do të ketë dhe një sipërfaqe të posaçme që do i kushtohet Akademisë së Aviacionit dhe se nuk do të shërbejë vetëm për transportin e njerëzve, por dhe të mallrave.
“Duket kulla e përfunduar, por ka akoma skela edhe terminale duket disi i përfunduar, por duhet të dimë që po flasim për një sipërfaqe tepër të madhe.
Gëlon ky kantier, këtu punohet dhe me tre turne. Nuk është një kantier dosido, është pista e në aeroporti ndërkombëtar.
Puna që bëhet këtu është një punë që kërkon shumë kujdes dhe që duhen të plotësohen të gjitha standardet. Kemi ngritjen e logjistikës, magazinat, të mos kryhen vetëm fluturime me pasagjerë, por dhe me mallra.
Kemi një komponentë tjetër që është Akademia e Aviacionit Civil. Ky aeroport i ri hap 1200 vende pune”, tha Balluku.
Duke e cilësuar si një pikë shumë të rëndësishme, që do të ndihmojë në ekonominë dhe turizmin e vendit, Balluku shtoi se do të përmbushen të gjitha afatet dhe standardet për ndërtimin e aeroportit dhe se fluturimi i parë do jetë më 8 maj.
“Kjo është industria e parë shqiptare që është në përputhje me të gjitha kërkesat e vendeve europiane. Do të jetë një nga pikat e zhvillimit ekonimik dhe të truizmit më të madh të të gjithë vendit. Duhet thënë që kemi partnerë shumë të mirë nga Italia.
Unë jam besimplotë që ne do të përmbushim afatet që jo vetëm Vlora të ketë një aeroport fluturimesh, por që e gjithë Shqipëria të ketë një aeroporti tjetër ndërkombëtar. Atëherë shihemi 8 maj”, përfundoi Balluku.

E djathta mes pasqyrës së Berishës dhe Bashës!
ide

Kolapsi moral dhe politik i PD-së

Nuk mund të serviret më si premtim, ajo ç’ka përbën detyrim

Ne dhe Sali Kulla
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128