
Dibër/ Mbështetësit e PD bllokojnë një makinë, pretendojnë se është e Agron Malajt dhe se po shpërndaheshin para për votat! Ish-kryebashkiaku: Shpifje e Xhelal palaços

Në Maqellarë, vetëm një ditë para hapjes së qendrave të votimit, është shënuar një incident që ka shtuar tensionet në prag të zgjedhjeve për Kuvend.
Rreth orës 22:00 të mbrëmjes (9 maj), simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat që ishin në të po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
Sipas përfaqësuesve të PD-së, tre personat që ndodheshin në automjet, dyshohet se kanë ofruar para në këmbim të votës.
U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Gjatë një kontrolli fillestar në mjetin e ndaluar nuk u gjetën sende të dyshimta. Më pas, automjeti dhe personat në të u shoqëruan për verifikim të mëtejshëm në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.
Kreu politik i qarkut për PD-në, deputeti Xhelal Mziu, ka akuzuar kandidatin socialist Agron Malaj, duke u shprehur se makina ishte e tija.
Por ish-kryebashkiaku i Matit, që dha dorëheqjen për të kandiduar më 11 maj, ka reaguar me një video-postim në rrjetin social, nga Burreli, duke e mohuar dhe quajtur “shpifje të Xhelal dhe Shkëlzen palaços, që do regjistrojnë humbjen më të thellë”.
Malaj shprehet se ai ndodhet në Burrel me shtabin elektoral dhe jo në Maqellarë ku pretendohet se është bllokuar makina nga mbështetësit e PD-së. Malaj vijon duke deklaruar se është i hapur për verifikime dhe që makina të kontrollohet.
Kontrolli u krye në prani të kreut të Prokurorisë së Dibrës, Abaz Muça, si dhe përfaqësuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Zona e Maqellarës është përfshirë edhe më parë në incidente të ngjashme gjatë proceseve zgjedhore, ku janë raportuar raste të bllokimit të automjeteve nën dyshime për veprimtari të paligjshme zgjedhore.
Reagimi i Agron Malajt:
“Marr shkas nga deklarata e Xhelal palaços, që thotë makina e Agron Malajt. Agron Malajështë me shtabin elektoral në qytetin e Burrelit dhe nuk ka lidhje fare me makinën e Xhelal palaços edhe Shkëlzen palaços që e nxjerr aty për të përgojuar emrin tim. Makina aty është, makina të verifikiohet.
Por këta janë palaço cirku, që Xhelali po përgatit humbjen më të thellë. Dhe i ka ngel në gojë Agron Malaj. Ja, ja ku e keni edhe Xhelo ziun që shpif, që makina në Maqellarë që s’kemi lidhje, dhe ne jemi këtu në Burrel”.

Shqipëria voton nën hijen e Trumpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128