
Fieri/ Gaz Bardhi shënon rekord të ri të humbjeve, në 2021 opozita mori 44%, sot 25%...

Një ndër humbjet historike të Partisë Demokratike është ajo e qarkut Fier dhe pse i njohur si një bastionet e së majtës, askush para zgjedhjeve nuk mundi ta mendonte se PD do të merrte vetëm 4 mandate deputetësh në këtë qark, ku në 2021 bashkë me LSI kishin 7 deputetë duke e bërë rezultatin 9-7.
Një ndër rezultatet më të mira që mund të themi se PD ka patur në këtë qark.
Por 4 vite më vonë, mes ikjeve nga PD të shumë personave dhe situatës ku u gjend PD, rënia duket jo e pakët.
Në 2013, një kohë jo e mire e PD pas 8 vite në pushtet, mori në Fier 4 deputetë, por një mandat arriti ta merrte dhe PDIU (në koalicion), ndërsa LSI (në koalicioni me PS) në 2013 mori 2 mandate në Fier.
8 vite më vonë nën drejtimin e Lulzim Bashës, PD u rrit me 2 mandate dhe me % të konsiderueshme të votave.
Në një bastion të majtë opozita e Bashës i hoqi nga duart Ramës 7 mandatë në zgjedhjet e 2021.
Çfarë ndodh pas 4 vitesh?
Rikthimi i Sai Berishës në krye të PD dhe bashkëpunimi me Ramën për herë të dytë për një reformë zgjedhore që vetëm ata e dinë se pse e bëjnë, tregoi se nën drejtimin e tij PD nuk kapërcen dot as rezultatet e 2013.
12 mandate shkuan në këto zgjedhje për Partinë Socialiste, kurse Partia Demokratike mori vetëm 4
2021
Partia Demokratike 64.680 vota (37.37%)
LSI 12.312 vota (7.1%)
Total 76.992
Partia Socialiste 91.572 vota (52.77%)
Diferenca e votave (14.580) e përllogoritur në jo më shumë së 1 mandat
2025
PD bashkë me PL (ish LSI) 39.314 vota (25.45%)
Partia Socialiste 97.003 vota (62.80%)
Diferenca e votave (57.689 vota) 4 herë më shumë sësa diferenca e vitit 2021.
Pra nga përllogoritjet e bëra humbja që rikthimi i Sali Berisha e ka paguar sigla e PD është 4 fish më e thellë sesa viti 2021, kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. /Alfapress.al
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128