“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron për protestën e radhës: Duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi protestën e ardhshme.
Ai tha se pas mbledhjes do të fillojnë përgatitjet për kryengritjen, ndërsa shtoi se sapo të caktohet data do të bëhet publike për qytetarët.
“Ne do ngrihemi dhe më fuqishëm, ky është misioni ynë dhe ky është më i rëndësishëm seç ishte dje, pardje, apo në çdo kohë. Nuk mund të mbyllë ai (kryeministri) afera të cilat u kushtojnë miliarda qytetarëve shqiptarë. Ndaj të përgatitemi për kryengritjen më të madhe, kurrë nuk pajtohemi ne me këtë veprimtari.
Duhet të ngrihemi në emër të të gjithë shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika. Historinë e bëjnë guximtarët. Ndaj kryengritja e radhës duhet të jetë më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria. Pas kësaj mbledhje fillojnë përgatitjet e protestës së ardhshme, datën do ta shpallim së shpejti“, u shpreh Berisha.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128