Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

13 Maj 2025, 20:15 / POLITIKË ALFA PRESS

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat

Në qarkun e Tiranës janë numëruar deri tani 1237 nga 1282 qendra votimi, që përbën mbi 90% të totalit.

Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga KQZ, PS kryeson me mbi 199 mijë vota ose 47.88% në kryeqytet.

Në vend të dytë renditet koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me mbi 146 mijë vota, që përfaqësojnë 35.05% të votave.

Sipas projeksioneve, PD merr 13 mandate në Tiranë, duke humbur 4 mandate krahasuar me 2021. Agron Shehaj ka marrë 2 mandate në Tiranë, ku një prej tyre sapo ia ka marrë PD-së.

 

Po ndodh...