
Lapaj i bie pishmanit: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla, sot mund të kishim 13 mandate

Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u shpreh nga Fieri se partitë e vogla i penalizoi fakti që nuk u bashkuan. Ai theksoi se nëse do ishin bashkë, me këtë rezultat do fitonin 13 mandate. Kujtojmë se Lapaj ka refuzuar prerë stnimin e Lulzim Bashës që të gjitha forcat alternative kundër dyshes Rama-Berisha të futeshin në një listë të hapur të përbashkët.
“Mosbashkimi na penalizoi, unë luftova shumë t’i bashkoja. Arritëm me Nismën Thurje u bashkuam. Mosbashkimi, egot e vogla, kanë bërë që sot 13 mandate deputetësh të mos jenë për të renë dhe nëse ato 13 mandate do ishin për të renë sot gara do ishte tjetër gjë komplet dhe do luftohej votë për votë për të bërë rotacionin politik në vend”, tha Lapaj.
Lapaj u shpreh besimplotë se Nisma Shqipëria Bëhet do të marrë mbi 9 mijë vota në Fier dhe për pasojë do të mund ta fitojë 1 mandat, duke ia marrë PS-së që e ka aktualisht.

E vërteta dhemb, hapini sytë!
ide

Pasqyra u ngrit. Por shumëkush nuk deshi të shihte

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Zoti Berisha, mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128