Lubonja: Me vjedhjet e Ballukut, një popull tjetër do e digjte parlamentin

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, theksoi se reagimi qytetar ndaj vjedhjeve të Belinda Ballukut, zëvendës kryeministres dhe ministres së pezulluar nga detyra, duhet të ishte më i fortë.
Ai u shpreh kritik ndaj protestës së PD-së, teksa tha se duhen tubime më të forta, dhe jo të protestohet me fishekzjarre.
“Problemi është raporti që ka pushteti me protestat, që nuk pranohen. Biles aq janë demonizuar, mendoj se opozita është dobësuar. Duhen protesta shumë më të forta. Me këtë vjedhjen që ka bërë Balluku me Ramën mund të ishte djegur parlamenti po të ishte popull tjetër.
Ne jemi popull i nënshtruar dhe dalim e bëjmë sikur protestojmë. Nxjerrim fishekzjarre. Po të ishte një popull tjetër nga perëndimorët, do e kishin djegur. Ky presioni mos bëni protesta, mos bëni, ca tu bësh këtyre? Këta janë banditë, kur nuk ke edhe drejtësi që t’i arrestojë.
I ke parë çfarë kanë bërë grekët, po francezët? Këtu duan të na bëjnë dele. Nëse iu kujtohet, e kam hënë edhe herë tjetër, 700 mijë euro ishte biseda që bënte Ilir Meta me Priftin.
Deklarata që bënë këta ishte se populli nuk duron dot më. Dmth edhe këta nuk qenkan organizatorë. S’e marrin përgjegjësinë. Dmth logjika e 700 mijë eurove në atë kohë ishte se populli nuk duron më dhe e djeg kryeministrinë. “, u shpreh Lubonja.
Po ndodh...
ide
Kur banditët rrethohen nga budallenjtë!
Po Berisha, a i mban mend protestat e Bashës?
Kilometri i fundit si ai i parafundit dhe pyetja e Nastradinit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128