“I ka rënë hija targës”, qytetari gjobitet në Vlorë teksa ndodhet në Itali

12 Shkurt 2026, 23:00 / AKTUALITET ALFA PRESS

“I ka rënë hija targës”, qytetari gjobitet në

Më 23 prill 2025, Mentor Krrashi nga Sukthi i Durrësit, u njoftua për një gjobë të vendosur ndaj automjetit të tij në aksin Kuç–Vlorë, të regjistruar nga radarët e Policisë Rrugore Vlorë.

Krrashi deklaron se në atë periudhë, ka qenë në Itali dhe se makina e tij ka qëndruar e parkuar në oborrin e banesës në Sukth, me baterinë e stakuar dhe pa u përdorur nga askush.

Edhe prindërit e tij dëshmojnë, se automjeti nuk është lëvizur. Pasi kërkoi verifikim pranë OASH Vlorë, Mentori udhëtoi vetë drejt Vlorës dhe konstatoi, se në foton e radarit shfaqej një automjet me model tjetër dhe me targë të ngjashme, ku shkronja e fundit ishte lexuar gabim për shkak të një hijeje mbi targë, duke ngatërruar “H”-në me “N”-në.

“I ka rënë një pjesë hije në mes të targës, sepse ne e kemi hapur tani dhe unë po ia tregoj djalit, ajo gërma e fundit H-ja është ngatërruar më N-në. Unë tani do marr shefen e qarkullimit, që të bëjmë help deskun, të bëjmë ndryshimin e targës, kuptohet, që do dal pronari edhe do të largohet masa administrative nga ky shtetasi, që është paraqitur”, tha OASH Vlorë.

OASH Vlorë pranoi gabimin dhe mori masa të menjëhershme për heqjen e gjobës dhe detyrimeve ndaj Mentor Krrashit./tvklan.al

Po ndodh...

ide