Brenda kishte shtetas amerikanë/ Berisha shfajësohet për sulmin mbi ish-vilën e Enver Hoxhës: Më gënjyen, më thanë që aty ishte Edi Rama

28 Shkurt 2026, 21:49 / POLITIKË ALFA PRESS

Brenda kishte shtetas amerikanë/ Berisha shfajësohet për sulmin

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu sikurse tanimë i është kthyer në një “traditë”, ka përmbyllur protestën jashtë ambienteve të selisë blu.

Berisha u ndal te sulmi që protestuesit i bënë vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, aty ku dhe ndodheshin edhe disa shtetas amerikanë, artisë.

Ish-kryeministri u “shfajësua” duke thënë që agjentët e inflirtuar gënjyen protestuesit duke u thënë që në ambientet e asaj vile ndodhej kryeministri Edi Rama.

Heronj të vërtetë jeni. Tirana në tërë ekzistencën e saj nuk ka njohur një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë 28 shkurti do të shkruhet, do të gdhendet me gërma të arta në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë marshi juaj ishte marsh i fitores, ishte marsh i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit, ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që u dërguat miqve tanë në Europë dhe në botë. Ishte tmerri që kallët tmerrin në datën e narkodiktatorit Edi Rama.

Qytetarë dhe qytetare, në marshim e sipër agjentë të infiltruar të policisë kriminale, mashtruan kryengritësit se në shtëpinë e ish diktatorit banon Edi Rama dhe kjo ngjalli një revoltë të pakufishme dhe bëri që ata t’i përvishen asaj banese. E gjitha ishte shpërthim urrejtjeje ndaj Edi Ramës, jo ndaj ndërtesave, por Edi Rama nuk banonte atje miq, Edi Rama banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi, tani fut jo një agjent por 120 agjentë, nuk do ikësh më, e dimë ku je”, tha Berisha.

Po ndodh...

ide