Rama ironizon opozitën: Erdhi “Sherifi”, erdhi “Latifi”! Flasin për Presidentin e SHBA sikur e kanë komshi dhe kanë hyje-dalje për të marrë salcë kosi!

11 Prill 2025, 19:32 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama ironizon opozitën: Erdhi “Sherifi”, erdhi

Në takimin me gratë dhe vajzat socialiste sot në Tiranë në sallën e TKOB, kryeministri Rama ka ironizuar opozitën dhe kreun e PD-së Sali Berisha.

Rama u shpreh se ata po krenohen se erdhi një sherif (La Civita), ndërsa flasin për presidentin e SHBA-së Donald Trump, sikur e kanë komshi. Kryeministri shton se Berisha do marri humbjen më të thellë ndonjëherë në zgjedhje që prej vitit 1997.

Rama: E keni dëgjuar bufin kur flet. Më thonë që i fiket llampa çdo ditë. Kishte thënë që taksat i vjedhin qytetarët. Natyrisht është llampa që i fiket. Keni dëgjuar se nuk është prioritet hyrja në BE, prioritet është Shqipëria Madhështore. Po kur thonë do e shkrijmë SPAK? Po kur flasin për presidentin amerikan sikur e kanë komshi për salcë kosi.

Kanë paguar me puplat e kokës dhe trupit të bufit edhe një këshilltar që e quajnë magjistari dhe trullosin kë të mundin. Erdhi sherifi, erdhi Latifi. Bufi e di më mirë se unë, se të gjithë, që vetëm një magji e shpëton nga disfata. Në 11 maji do e këtë më të madhen që nga 97. Magjia do i ndodh së prapthi.