Rama në 19 shkurt në SHBA, reagimi nga PD: Do ketë "dajak" amerikan
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi komentoi pritshmëritë për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se nuk pret që mazhoranca të tërhiqet nga iniciativa e fundit (ndryshimi në Kodin Penal) pavarësisht presionit ndërkombëtar.
I ftuar në studion e QUO VADIS, Bylykbashi u shpreh se nuk lidhet thjesht me individë të veçantë apo interesa të ngushta, por ka karakter “ekzistencial” për kryeministrin.
I pyetur nëse vizitat e përfaqësuesve të ambasadës amerikane apo një reagim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të ndikojnë në qëndrimin e mazhorancës, ai tha se kjo do të ishte një situatë tjetër, por theksoi se po i referohet gjendjes aktuale.
Bylykbashi: Nuk besoj që Edi Rama do të tërhiqet, madje edhe sikur të zbresë këtu ‘Bordi i Paqes’.
Borakaj: As vizitat e përfaqësueses së ambasadës amerikane nuk beson se do ta tërheqin Partinë Socialiste nga kjo iniciativë?
Bylykbashi: Nuk besoj, sepse është ekzistenciale. Pra, nuk është thjesht çështja te Balluku apo te një interes i thjeshtë, është çështje e nevojës së tij ekzistenciale, pasi ai goditet politikisht.
Borakaj: Nuk mendoni se varet nga mënyra se si kthehet Rama nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe në raport me këto ndryshime?
Bylykbashi: Nëse do të ketë një ‘dajak’ për këtë atje, kjo është histori tjetër. Unë po flas për gjendjen aktuale të gjërave, për atë që kemi parë këto ditë dhe për këtë propozim që është paraqitur. Tani debati do të jetë ky, ata do të pretendojnë se kjo ka efekt prapaveprues. Kushtetuta flet për ligjin penal favorizues që ka efekt prapaveprues, por ky është një ligj procedural penal.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128