Rama "shijon" avantazhin e madh/ Publikon video nga përgatitjet për Samitin e BE në Tiranë

12 Maj 2025, 13:10 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama "shijon" avantazhin e madh/ Publikon video nga përgatitjet

Ndonëse nuk ka komentuar ende rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve, kryesocialisti Rama shfaqjen e parë një ditë pas zgjedhjeve e bëri duke inspektuar organizimin për Samitin e BE në Tiranë, ditën e premte.

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video ambjentin ku pritet të mbahet ky samit. 

"LIVE Shtëpia e Europës nën hijen e Skënderbeut, ku të premten, 16 maj, do të mblidhen udhëheqësit e mbarë kontinentit…" shkruan Rama

Ndërkohë, deri më tani janë numëruar 2116 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet, teksa janë numëruar kutitë e para në 12 qarqet e vendit.

PS kryeson me 289,522 vota ose 52.5%, ndërsa PD-ASHM ka marrë 189,556 vota për momentin, ose 34.4%.

Forcë e tretë e ndjek PSD e Tom Doshit me 21,872 vota dhe më pas vjen e katërta, Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt me 18,356 vota.

Partia Mundësia ka marrë deri tani 14,773 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë 7,179 të tilla.

 

Po ndodh...