Rudina Alla i përgjigjet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke shitur kulla, ke tre vite pashkelur në PD

3 Prill 2026, 08:35 / POLITIKË ALFA PRESS

Rudina Alla i përgjigjet Klodiana Çapjas: U bëre deputete duke

Drejtuesja e Forumit të Gruas Demokrate në Elbasan, Rudina Alla akuzon deputeten e Partisë Demokratike në qarkun Elbasan, Klodiana Çapja nuk meriton të jetë deputete dhe se është zgjedhur duke shitur kullat e Alketa Vejsiut.

Alla thekson se Klodiana Çapja ka filluar të hedhi akuza personale në drejtim të saj sepse ka dalë kundër lidershipit të Partisë Demokratike.

Rudina Alla në mesazhin e saj i tregon deputetes Çapja se në vitin 2021 duke mbështetur drejtuesin e qarkut, Gazment Bardhin është kërcënuar në qëndrën zgjedhore me armë në kokë.

REAGIMI I RUDINA ALLËS:

Dy fjale per Ju Klodiana Capja!
Per ty dhe per te gjithe ju qe komentoni, duke hedhur balte mbi dinjitetin dhe personalitetin tim, kam nje Sqarim:
Zonja Capja, ju e dini shume mire qe jeni zgjedhur deputete e pamerituar ne Elbasan!
E di perse?
Ju para se tju jepej kandidimi kishit dy vjet qe ishit larguar, dhe arsyen e dini ju vete!
Ndersa une kam qene prane PD, ne ditet e mira dhe te keqia!
Kam qene ne PD, ne vitin 2013, kur nuk shkelte askush brenda assj selie, ku ti dhe te tjere fshiheshit skutave
Kam qene prezente ne cdo proteste, ne krye fare, duke u helmuar me tym e gaz, ndersa ti ss dukeshe per ndonje foto, dhe ikje e pije kafe me Blerina Bocin etj!
Kam qene ne cader, duke ikur e lagur, me autobusa me shume burra, e kthehesha ne mes te nates, duke rrezikuar, shendetin, duke sakrifikuar familjen time, duke rrezikuar dhe vendin e punes!
Kam qene ne zgjedhjet e 2021, kryetare e komisionit ne nje nga qendrat me te rrezikshme, dhe me eshte nxjerre arma, kam rrezikuar jeten, kam mbajtur kercenimet mbi familjen, duke mbajtur lojen e Gaz Bardhit , madje u be medjatike dhe ka folur dhe nje gazetare mjaft e njohur per kete ngjarje.
Do akoma Klod?
Kam trokitur ne cdo familje te lagjeve te mia, duke rrezikuar edhe shendetin, kam ftuar sa e sa zonja per ti bere pjese te forumit, kemi bere me qindra telefonata, duke ngrene urrejtje, sharje e ofendime nga krahu tjeter i telefonates!
Kush je ti qe sot me quan Tradhetare?
As ti e askush tjeter nuk keni moral te kerkoni perjashtimin tim,qe kam dhene me shume se shume te tjere qe sot flasin per besnikeri!
Besnikeria nuk eshte te heshtesh!
Besnikeria nuk eshte servilizem!
Besnikeria eshte te thuash te verteten edhe kur nuk i pelqen te tjereve!
Por nje pytje me lind per ju Klod?
Perse ju duhej ky perjashtim i zonjave tani?
Mos harroni qe jane te katra zonja qe kane mbajtur punen dinjitetin e kessj partia ne ditet me te veshtira, dhe vetem qe nuk iu perkulen juve,ju i perjashtoni!
Nese do beja nje paralelizem, ngjasoni shume me Partine Komuniste, qe perjashtonte cdo ze ndryshe!
Ju keni frike nga ndryshimet, hakmerreni me perjashtime, duke e cuar ne gremine kete parti qe do te thoja shoqate ne fakt!
Ndersa persa i perket perjashtimit tim, eshte Nul, une kam ikur vete nga PD, mbi nje vit me pare!
Ju kurre nuk ditet ti vleresoni njerezit, nuk ditet ti jepnit hakun, atyre qe sakrifikuan per kete parti, por e kthet PD te Elbasanit, ne parti personale, ku vleresoheshin, mikeshat, kusherinjte e te dashurat e tyre!
Ishte turo te trokisje ne dyert e asaj ndertese, sepse mund ti kapje edhe ne caste intime!
Kjo eshte parti demokratike e Elbasanit!
Eedhe dy fjale te fundit per ty Klod!
Si e perftove mandatin?
U bere deputete nga PS, si mikeshe e ngushte e Alketa Vejsiut dhe partnerit te saj, duke shitur kullat e tyre tre vitet e fundit!
Mjaft me moralizma sepse Sali Berisha , i shan nga mengjesi ne darke shefat e tu,prandaj dhe ti je produkt i tyre! Pra PS
Ne nuk jemi per tu perjashtuar, jemi per tu vleresuar!/

Po ndodh...

ide