Sali Berisha mbërrin në SPAK për zbatimin e masës, pritet nga simpatizantë
2 Shkurt 2026, 10:24 / POLITIKË

Sali Berisha ka mbërritur këtë të hënë në SPAK për masën “detyrim paraqitje”.
Para se t’i drejtohej Prokurorisë së Posaçme, Sali Berisha ka takuar simpatizantët që e prisnin teksa zbriti nga makina.
Ish-kryeministri Sali Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave.
Ndërkohë, për dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja, ortak i Malltezit dhe Andia Pustina, financiere në kompaninë “Homeplan”, prokuroria ka ngritur akuza për përfshirje në skema të pastrimit të parave.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
