Shkelje të barazisë në tendera/ Belinda Balluku paraqitet në GJKKO

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka shkuar sot në GJKKO.
Gjykata e Posaçme do të zhvillojë sot, në orën 09:00, seancën gjyqësore për marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të masës së sigurisë ndaj Belinda Ballukut, Gentian Gjylit dhe Erald Elezit.
Mësohet se krahas motrës, Pamela Qirko, pjesë e ekipit është dhe avokati Ardian Kalia.
GJKKO thekson se tre të pandehurit janë pjesë e procedimit penal nr. 136/2025 të SPAK-ut, që lidhet me procedurat e tenderave për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës, ku dyshohen për paracaktimin e kontraktorëve fitues.
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


