"Sillini hajdutët këtu"/ Ulërima dhe kaos në Kuvend, deputetët e PD ndezin flakadanë
18 Dhjetor 2025, 10:32 / POLITIKË

Seanca e kësaj të enjteje është shoqëruar me debate, tensione dhe kaos, pasi deputetët e Partisë Demokratike nuk kanë lejuar zhvillimin normal të punimeve. Kjo pas skandaleve të fundit të Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të AKSHI-t.
Në një moment, deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ndezur një flakadanë.
Ndërkohë i pranishëm Sali Berisha iu drejtua deputetëve të pranishëm në Kuvend duke i thënë “Sillni hajdutët këtu. Parlament nuk ka pa sjellë Lubinë dhe Agasin”.
Ndërsa Gazment Bardhi, iu drejtua kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi duke i thënë: Niko e ke mbyllur Belindën e kasafortë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

